Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Therandë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.
Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.
Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditen e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë. /Betimi për Drejtësi