Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dritëro Arifi, duke analizuar vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Prishtinë, në një prononcim për TV Arbëria, ka pohuar se një vizitë e tillë dëshmon qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron prapa Kosovës.
Po ashtu, deklaratat e Lordit Cameron ia kanë bërë të qartë çdo shteti destabilizues që dëshiron të krijojë dhe ndërtojë një narracion të luftës kundër Kosovës dhe kundër Ballkanit Perëndimor, se me këto akte do t’i sulmonte edhe interesat nacionale të Britanisë së Madhe.
Në këtë kontekst, Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka treguar se nëse ndonjë shtet, që supozohet në këtë rast Serbia, do ta sulmonte Kosovën, do të ballafaqohet fillimisht me trupat britanike.
Këto pohime, janë një dëshmi e hapur dhe e fuqishme për të gjitha zërat nacionalistë, se lufta nuk është opsion në Ballkanin Perëndimor, sepse kush do që nxitet nga këta skenarë, do të ishte sikur ta sulmonin Britaninë e Madhe. Dhe për shumë ata flasin pa ekuivoke për suportimin që e ofron Londra për pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial shtetëror dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike, si sot ashtu edhe në të ardhmen.
Prandaj, të gjitha shtetet që kanë mëdyshje në këtë drejtim duhet ta kuptojnë se Kosova nga jashtë as nuk guxon të sulmohet, kurse nga brenda është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një ambient më paqësor dhe më të integrueshëm për të gjitha komunitet që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Intervista e plotë:
/TV Arbëria