Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.

Haxhiu në një status në rrejton social X ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

Sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.

Sanduloviqi raportohet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress