Sot ka ndodhur një aksident trafiku në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.
Përveç dëmeve materiale nuk raporohet për të lënduar, por siç raporton gazetarja e TV Arbëria nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar rruga dhe kolonat e veturave janë kilometrike.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
/TV Arbëria