Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prezantohet me letërnjoftim të Kosovës me emrin Valdrin, kapet irakiani nga policia në Kroaci

Prezantohet me letërnjoftim të Kosovës me emrin Valdrin, kapet irakiani nga policia në Kroaci

Një profesor i ri irakian është kapur nga policia kufitare kroate, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht atje.

Sipas medias kroate “Jutarnji”, profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26), si ilegal në pikën kufitare të Bajakovës, u kap në tualet ku kërkoi strehim nga policët kroatë.

Me t’u kapur, ai kishte prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin.

“Në të njëjtën kohë, ai ka tentuar të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z”, ka raportuar “Jutarnji”,sipas Kk.

/TV Arbëria