Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ‘Foreign Office’ nxjerr deklaratën e Cameron në Film City: Ushtria britanike do ta mbrojë Kosovën nëse është e nevojshme

‘Foreign Office’ nxjerr deklaratën e Cameron në Film City: Ushtria britanike do ta mbrojë Kosovën nëse është e nevojshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbreterësisë së Bashkuar, David Cameron, ka vizituar Kosovën ku ka pasur takime me disa prej krerëve institucionalë. Nga Kosova ai ka dhënë një paralajmërim të fortë se ushtria britanike do ta mbrojë Kosovën nëse është e nevojshme.

“Foreign Office”, ka publikuar në platformën “X”, fjalën e kryediplomatit britanik, që më parë kishte shërbyer si kryeministër.

Në atë fjalë, Cameron ka thënë se “ka forca që duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”.

Ai përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

”Jam këtu në kampin “Film City”, në Prishtinë, Kosovë për të falënderuar trupat britnaike që janë pjesë e NATO’s këtu për të bërë punën e tyre vitale. Por më shumë, unë kam ardhur në Kosovë sepse është vend i pavarur, sovran, dhe Britania e ka ndihmuar në momentin kur kishte nevojë dhe meriton stabilitet, siguri dhe prosperitet. Dhe ne duam ta ndihmojmë gjithë atë agjendë sepse është ne interes të Kosovës, por edhe të Britanisë. Siç e dim ka forca dhe vende të tjera që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duan që të ju shkaktojnë probleme këtyre vendeve. Ne e kemi parë sulmin e tmerrshëm këtu në shtatorin e vitit të kaluar. Unë mendoj që është e rëndësishme të punojmë me Qeverinë e Kosovës që të ndihmojmë në rritjen e ekonomisë, të ofrojmë stabilitet dhe siguri për vendet e tyre dhe të bëjmë të qartë se forcat tona janë të gatshme të marrin aksion për ta mbrojtur vendin nëse është e nevojshme”, ka thënë Cameron teksa fliste rreth Kosovës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress