Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Hulumtuesi i KDI-së: Deputetët ‘dembela’, s’e ushtruan funksionin e tyre për qytetarët

Hulumtuesi i KDI-së: Deputetët ‘dembela’, s’e ushtruan funksionin e tyre për qytetarët

Arbër Thaçi, hulumtues nga KDI ka folur për punën legjislative të Kuvendit të Kosovës në vitin 2023, duke theksuar se nuk presin që as për këtë vit të këtë ndryshime në punën legjislative.

Ai në një intervistë për TV Arbëria, legjislaturën parlamentare e ka quajtur dembele ngase sipas tij kanë ngecur shumë ligje.

Derisa duke folur për marrëveshjet ndërkombëtare ai ka shtuar se pikërisht kjo legjislaturë i ka vonuar një vit këto marrëveshje shumë të rëndësishme.

“Deputetët nuk e kanë ushtruar funksionin e tyre të koduar në kohë dhe rrethana ideale për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar mes tjerash Thaçi.

Intervistën e plotë të tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

/TV Arbëria

Powered by WordPress