Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lulzim Peci: Mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton më shumë trupa të NATO-s në rajon

Lulzim Peci: Mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton më shumë trupa të NATO-s në rajon

Analisti Lulzim Peci ka thënë se Beogradi është duke e përgatitur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej katër muajve.

Sipas tij, armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Kjo politikë e Serbisë përpos që ka për qëllim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikojë edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do të detyrohen të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes saj padyshim se do të bëhet në mënyrë të heshtur edhe ndërrimi i mëtutjeshëm i strukturës etnike në këto territore”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Përpos politikës në Prishtinë dhe Tiranë, perëndimi duhet ta ketë në vëmendje të plotë atë se çfarë është duke bërë Serbia në këtë fushë. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka shtuar ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress