Federata Braziliane e Futbollit është në kërkim të një selektori pasi dështoi ta bindte Carlo Ancelottin për ta marrë në dorë Kombëtaren braziliane.
Sipas mediave jug-amerikane, brazilianët tash ia kanë mësyer trajnerit të Romës, José Mourinho.
Por, portugezi nuk duket shumë i interesuar për ta marrë në dorë “Seleçaon”. Ai është i fokusuar totalisht tek ekipi që e drejton aktualisht.
“Brazili nuk më ka thirr për t’i bërë trajner i tij i ri. I kam thënë menaxherit tim: mos fol me askënd derisa të jem trajner i Romës”, deklaroi fillimisht “Special One”.
“Unë iu besoj 100% pronarëve të Romës. Gjithmonë i kam informuar ata, përfshirë këtu edhe kur Portugalia më thirri… edhe kur klubet nga Arabia Saudite më thirrën verën e kaluar”, shtoi Mourinho.
Ai është i vendosur të arrijë suksese të reja me Romën dhe të vazhdojë të punojë në Serie A.
/TV Arbëria