Viti 2023 përpos krizës dhe tensioneve politike do mbahet mend edhe si vit i vështirësimit ekonomik dhe social të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,9% krahasuar me fundin e vitit muajin nëntor 2022.
Ky trend është shpjeguar kryesisht me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (19,4%), perimet (16,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (10,8 %), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (7,7%), prodhimet ushqimore (7,0%), veshjet dhe këpucë (6,0%), pijet alkoolike, duhani (5,9%), rekreacionet dhe kultura (5,3%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,8%), buka dhe drithërat (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,7%) dhe mishi (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,1 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-10,3%) dhe lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-4,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.
Po ashtu, ngritja e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,9 %), qumështi, djathi dhe vezët (0,8 %) dhe ushqimi dhe pijet joalkoolike (0,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it.
Sidoqoftë, kjo situatë bëhet më e komplikuar kur marrim parasysh faktin se në baze të të dhënave të ASK-së familjet në Kosovë po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për ushqim se aktivitete tjera. Çfarë tregon se investimet në edukim, rekreacion etj po bëhen gjithnjw e pak të “rëndësishme”.
/TV Arbëria