Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se nga Serbia i është refuzuar kërkesa për ta vizituar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, shkruan TV Arbëria.
Sipas tij, ky refuzim ka ardhur pa asnjë arsye.
“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye spjegim. Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ministri Sveçla.
Ai thotë se pavarësisht këtij vendimi nga Serbia, qëllimet dhe angazhimi i Qeverisë për shqiptarët e Luginës nuk do të zbehet.
“Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, ka potencuar Sveçla në Facebook./TV Arbëria/
Postimi i plotë: