Një burrë në Kaçanik pas një mosmarrëveshjeje në familje ka shfaqur shenja dhune, duke dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e shtëpisë, shkruan TV Arbëria.
Rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i plotë i paraqitur në raportin 24-orësh:
Kaçanik 03.01.2024 – 12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
/TV Arbëria/