Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Dushan Janjiq: Banjska, fundi i politikës së Beogradit, Prishtina fituese

Dushan Janjiq: Banjska, fundi i politikës së Beogradit, Prishtina fituese

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike theksoi se rregulli i negociatave është që të dyja palët të jenë të kënaqura, duke shtuar se në rastin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, vetëm pala kosovare është e kënaqur.

“Sa i përket rezultateve, shqiptarët dhe Qeveria e Kosovës tani po festojnë dhe janë të kënaqur, serbët dhe Serbia ndihen të mashtruar dhe humbës, e disa edhe të tradhtuar. Prandaj procesi nuk i shkon asnjërit në fund”, ka thënë Janjiq në emisionin “Megju nama” në Tv Nova.

“Lind pyetja pse futja e faktorit të sigurisë dhe gjithë valëvitja e ushtrisë dhe policisë që nisi në qershor të 2022. Për çfarë ishte? Ata që pëlqejnë teoritë e konspiracionit do t’ju thonë se gjithçka ishte e orkestruar që Vuçiqi të kishte një alibi nëse do të provonte gjithçka dhe tani po dorëzon gjithçka. Mendoj se çështja është shumë më e komplikuar dhe se gjithçka është vendosur me Banjskën”, ka shtuar ai

Janjiq vlerësoi se Banjska është “fundi i një politike”.

Banjska, pa marrë parasysh se kush e planifikoi dhe si ishte planifikuar, përfundoi me dështim dhe ky ishte fundi i një politike që kishte Beogradi, e cila është kombinimi i presionit, kërcënimeve dhe zvarritjes”, vlerësoi ai.

“Përderisa njerëzit përballeshin me frikën se a do të ketë luftë dhe nëse (Milan) Radoiçiq do të përgjigjet, deri atëherë ‘luftëtari i madh për çlirimin e Kosovës’ (Petar) Petkoviq po e përfundonte me shpejtësi”, shtoi ai.

 

 

 

Themes by WordPress