Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Avokati thotë se BIA ka arrestuar politikanin serb që ka vizituar Prekazin dhe ka kërkuar falje

Avokati thotë se BIA ka arrestuar politikanin serb që ka vizituar Prekazin dhe ka kërkuar falje

Çedomir Stojkoviq, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviq, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).

Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviq në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë

Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.

”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviq të martën.

”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi – fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar ai.

Serbia në dhjetor të këtij viti ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe pjesërisht lokale, të cilat u kontestuan nga organizatat kredibile ndërkombëtare që i monitoruan ato.

Kjo ka bërë që perëndimi ta kritikojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka qasje destruktive ndaj Kosovës, por edhe ndaj politikanëve në Kosovë dhe Serbi që e njohin pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008 dhe e konsideruar si e ligjshme me të drejtën ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

Powered by WordPress