Gazeta e njohur britanike “the Guardian” i ka radhitur disa nga top destinacionet kulturore në Evropë në vitin 2024. Kjo renditje ofron edhe një guidë të rëndësishme, sidomos për qytetarët e Kosovës, të cilët pas një izolimi të gjatë më në fund këtë vit e fituan të drejtën të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
Sipas kësaj gazete, Gjermania këtë vit e feston 250 vjetorin e lindjes së piktorit të njohur të romantizmit Caspar Davif Fridrech (1774-1840). Me këtë rast, ekspozitat e tij do të mbahen në Hamburg, Berlin, Dredsen, qytet ky, ku edhe piktori në fjale kishte jetuarit për më se 40 vjet, etj.
Ndërkohë, një vend tjetër atraktiv kulturor mbetet Malta. Ky shtet i vogël mesdhetar do ta lansoj bienalen e parë në këtë vit. Kjo ngjarje ka shkaktuar një entuziaswm në sferën e artit botëror, duke i tërhequr më shumë se 2500 artistë nga 75 vende e të botës. Një vend të rëndësishëm në ketë event do ta zë edhe hulumtimi artistik modern i identitetit të mesdhetar të Maltës.
Kurse qyteti Tartu në Estoni, së bashku edhe me disa qytete tjera evropiane, këtë vit e mbajnë titullin kryeqytetit Evropian të kulturës. Ai është qyteti i dytë më i madh në atë shtet dhe njëri nga qytet me të vjetra në Baltik. Gjurmët e para të tij datojnë që nga viti 1030, dhe për një kohë të gjatë ka qenë zemra kulturore e vendit, me universitetin parë, gazetat dhe teatrin nacional. Më shumë se 1.000 ngjarje kulturore janë planifikuar për këtë vit.
Një qytet tjetër që do të karakterizohet nga dinamika kulturore do jetë edhe Kopenhaga. Në dhjetor të vitit 2023 pas pesë viteve është rihapur Shtëpia e Carlsberg-eve, etj. Vizitorët e interesuar për arkitekturën do kenë mundësi të gënjejnë shumë gjëra të vlefshme për t’i vizituar, sikur se dyqane dizajni, shitore këpucësh, galeri arti, si dhe butikun dhe një spa në Hotelin Ottilia.
Qyteti i Ghent-it në Belgjikë do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në vitin 2024. Përgjatë gjithë vitit në këtë qytetet do të zhvillohen ide, projekte, dhe aktivitete, në të cilën zëri i rinisë mund të dëgjohet më qartë. Po ashtu, në këtë mënyrë perspektivat e rinisë mund të integrohen në aspektet e jetës urbane. Mbase vendi më atraktiv për ta vizituar mbetet Kështjella e Kontëve, një kështjelle kjo që daton që nga mesjeta, ku ndodhet një koleksion i mjeteve torturuese që janë përdorur në të kaluarën. Ndërkaq, jashtë qendrës së qytetit ndodhet parku sportiv dhe rekreativ Blasrmeersen me një liqe dhe plazh me rërë, park ujor, park patinazhi dhe shumë objekte tjera.
Një tjetër kryeqytet i kulturës këtë vit është Bad Ischl në Austrinë perëndimore në rajonin e Salzkammergut-it, Në këtë qytet ndodhet ish rezidenca e Perandorit Franc Josph I.
Kurse ata që e kanë humbur ekspozitën Artemisia Gentileschi të Galerisë Kombëtare në 2020-202, për shkak të pandemisë, do të kenë mundësi ta kompensojnë këtë humbje, nëse shkojnë në kwtw pranverë në qytetin e Gjenovës në Itali. Ky qytet ligurian ka një ekspozitë të jashtëzakonshme të artistes së një njohur të shekullit 17. Ajo përfshin më shumë se 50 piktura nga e gjitha Evropa dhe ShBA. Ato do të ekspozohen ne sheshin Ducale.
Kryeqyteti i tretë i kulturës në këtë vit është edhe Bodø në Norvegjinë veriore, që po ashtu është edhe qyteti i parë i Qarkut të Arktikut që e mban këtë titull.
Një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet mbetet edhe qyteti Malmö në Suedi. Në këtë qytet këtë vit mbahet festivali i Evrovizionit, dhe përkon me 50 vjetorin e fitores së Abbas në këtë ngjarje kompetitive muzikore evropiane.
Këtu nuk duhet harruar as qytetin Stasbourgut në Francë, përndryshe si kryeqyteti botëror i librit për këtë vit. Më shumë se 20 ngjarje që kanë të bëjnë me librin do të mbahen në 2024 në ketë qytet. Ndërkohë qyteti është i njohur Katedralen gotike e lavdëruar nga shkrimtarët e njohur sikur Goethe dhe Victor Hugo etj.
/TV Arbëria