Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ilirik Musliu “zbulon” për TV Arbëria planin për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

Ilirik Musliu “zbulon” për TV Arbëria planin për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka theksuar se ky drejtorat një prej sfidave ka pasur menaxhimin e mbeturinave, duke theksuar se ata e kanë trashëguar këtë sektor problematik pa ndonjë projekt dhe strategji konkrete , megjithatë sipas tij, fokus i komunës është tani të masterplani për menaxhimin e këtij fenomeni i cili është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin.

Musliu në një deklaratë për TV Arbëria ka treguar se për këto dy vite kanë punuar me një fokus dhe instensitet tepër të lartë së bashku me bashkëpunëtorët e tyre me qëllimin që si problematikë të trajtohet prej A deri në ZH.

Ai ka thënë se kjo punë ashtu qysh duket nuk është edhe aq e thjeshtë, ngase nuk është vetëm shërbim e grumbullim por ka të bëjë edhe shumë ma shumë.

“E mira është se këto dy vite kemi arritur të bëjmë një masterplan për menaxhimin e mbeturinave dhe kemi rritur faturat e shërbimit”, ka theksuar Musliu.

Musliu ka theksuar se jemi duke e shtyrë përpara  projektin e blerjes së rreth 1 mijë kontejnerëve dhe kamiona të ri për ndërmarrjen “Pastrimi” si dhe ndërtimin e qendrës për grumbullimin e mbeturinave vëllimore.

Deklaratën e plotë të Ilirik Musliut mund të ndiqni më poshtë:

/TV Arbëria

Themes by WordPress