Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takon ambasadorin e Turqisë, ky i fundit e uron për liberalizimin e vizave

Kurti takon ambasadorin e Turqisë, ky i fundit e uron për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, shkruan TV Arbëria. 

Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin gjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi me 1 janar. 

Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi.