Numri i bizneseve vendore, të cilat u regjistruan si tatimpagues në Administratën Tatimore të Kosovës gjatë vitit 2023, është 11 mijë e 431. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ATK.
Nga ky institucion kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, inspektorët e ATK-së kanë mbylllur 18 biznese.
“Numri i bizneseve të regjistruara prej 01.01.2023 – 18.12.2023 është 11,431, ndërsa numri i biznese të mbyllura është 18”, ka thënë Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse e ATK-së.
/TV Arbëria