Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Viti i ndëshkimit ndërkombëtar të Kosovës

Viti i ndëshkimit ndërkombëtar të Kosovës

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Në vitin 2023 Kosova për herë të parë filloi të shihet si palë përgjegjëse për kërcënim të situates së sigurisë. Këtë e konfirmoi para pak dite edhe presidentja e shtetit Vjosa Osamani në një intervistë për fundvit.

E para e shtetit pohoi se ishin përgatitur masa shumë të ashpëra sanksionuese ndaj shtetit të Kosoves dhe individëve të veçantë, por që ajo ishte angazhuar maksimalisht që masa të tilla te mos imponoheshin.

Ky ndeshkim kishte ardhur si reagim ndaj sjelljes së Kosovës në veri.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën në katër komunat e veriut, serbët u mobilzuan për të mos i lejuar me asnjë kusht kryetarët e rinj shqiptarë qe dolën nga ato zgjedhje te bojkotuara nga banorët serbë te veriut, ta ushtronin aktivitetin e tyre nga ndërtesat komunale.

Bashkësia ndërkombëtare kërkonte shpalljen urgjente te zgjedhjeve të reja, ndërsa deri në kohën sa këto të mbaheshin këtë kryetare te punonin në objekte alternative. Qeveria e Kosovës vendosi t’i shoqërojë ata per në ndërtesat e komunave me forca te shtuara policore.

Ndaj kësaj situate fillimisht pat reaguar, Sekretari i shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken.

Zyrtari i lartë amerikan tha se i dënon fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që, sipas tij, i përshkallëzojnë tensionet në veri dhe do të kenë “pasoja në marrëdhëniet dypalëshe” të SHBA-së me Kosovën.

Ndërkaq, Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për të mediat huaja e quajti këtë deklaratë “të padrejtë, të gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naïve”.

Me këtë rast ai i fajësoi “turmat fashiste” dhe Serbinë për këto incidente.

Ndëshkimi i parë i Kosovës për tensionet e krijuara erdhi me rastin e përjashtimit të FSK-së nga stërvitjet “Defender Europe ’23’, edhe përkundër faktit se Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje.

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier pat deklaruar atëbotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën këtë akt kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Ndërkohë, për këtë sjellje jokoperative, sipas vlerësimeve të diplomatëve ndërkombëtarë, asaj ju vendosen edhe masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu masë tjetër mbetet ndalja e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 si dhe pezullimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor. Masa të tilla janë ende ne fuqi.

Konsinderimi i Kosovës si palë përgjegjëse për situatën u konfirmua edhe pas dështimit te takimit te 14 shtatorit.

Pas ketij takimi Bashkimi Evropian e akuzoi Kosovën sj fajtore për sabotim të dialogut dhe u shpreh me tone pozitive për rolin konstruktiv të presidentit të Serbisë.

Nje tjetër zhvillim në këtë drejtim mund te merret edhe vizita e Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në konferencën e përbashkët per media me përfaqësuesit e shtetit ai deklaroi se ka kerkuar qe tash e tutje edhe forcat policore te Njësisë Speciale duhet të konsultohen me misionin e KFOR-it, para cdo aksioni në veri.

Ndërkohë, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, e paralajmeroi si Kosovën, ashtu edhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës, do të nënkuptonte përballje me NATO-në.

Kjo deklaratë tregon se edhe për SHBA-të, Kosova ka filluar të shihet si palë destruktive për sigurinë rajonale.

Powered by WordPress