Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çka mund të ndodhë me dialogun në vitin 2024?

Çka mund të ndodhë me dialogun në vitin 2024?

 

Kosova e filloi vitin 2024 thuajse me të njëjtat detyrime që e përmbylli vitin paraprak. Zbatimi i obligimeve i marrëveshjeve të dakorduara me Serbinë mbetet sfida kryesore edhe e këtij viti.

Për bashkësinë ndërkombëtare me rëndësi të veçantë mbetet themelimi i Asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, me rastin e urimit të vitit për qytetarët e Kosovës.

Ai ndër të tjera pohoi, se pret që shteti i Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë në vitin 2024 në drejtim të themelimit të këtij entiteti.

Tashmë Kosova e ka pranuar nga Bashkimi Evropian një draft-statut të Asocacionit.

Fillimisht kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e mbrojti me zell të njëjtin, duke pohuar se ky dokument e ndërpret më në fund trashëgiminë mosnjohëse të Serbisë, por që tha se nuk e ka pranuar ende, pasi Serbia po refuzon ta nënshkruaj në tërësi marrëveshjen bazë te Brukselit dhe planin e zabtimit të dokorduar në Ohër.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës e quajti te padrejtë imponinimin e këtij drafti nga BE-ja.

Ndërkohë, diplomatët ndërkombëtarë të involvuar në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë insistuar në vazhdimësi se nuk është i domosdoshëm nënshkrimi me qëllim që të zbatohen ky obligim.

Këto vlerësime te kundërta për sekuencimin e marrëveshjes, tregojë per dallime të theksuara ndërmjet Kosovës dhe të cilat nëse nuk tejkalohen deri në pjesën e parë të këtij viti mund të krijojnë një të ardhme të paqartë si p për fatin e dialogut ashtu edhe për raportet e Kosovës me shumicën e vendeve trans-atlantike.

Si dihet në muajin qershor të vitit 2024 do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Në këtë mënyrë merr fund edhe mandati i Shefit te Politikës se Jashtme dhe të Siguris, Josep Borrell, që edhe është lehtesues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbise të filluar në vitin 2010, sipas rezolutes se Asamblese se Përgjithshme te OKB-së.

Qe kur ka filluar ky proces i negociatave për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve ai është lehtësuar nga Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani nga Josep Borrell, i cili ndodhet në vitin e fundit në këtë detyrë.

Ndërkohë, gjithnjë e me shumë është shtuar shqetësimi mbi suksesin e partive populliste të ekstremit te djathtë në këto zgjedhje.

Po ashtu, viti 2024 është një vit zgjedhor edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gara presidenciale pritet te jetë shumë e ashpër ndërmjet presidentit aktual Joe Biden dhe ish presidentit Donald Trump, duke mos e përjashtuar as mundësinë e rikthmit të ketij të fundit ne Shtëpinë e Bardhë.

Me ndryshime te tilla në skenën ndërkombëtare si dhe nën ndikimin e luftës ne Ukraine dhe Gaza, e ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet edhe më e paqartë dhe e pasigurt ne vitin 2024 nese nuk ka levizje konkrete në pjesën e parë te ketij viti.

 

Themes by WordPress