Girona ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithë atyre që përcjellin futboll, për mënyrën se si e luajnë lojën e bukur dhe se si po arrijnë që të rivalizojnë dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, duke mos u treguar aspak inferior.
Nga një ekip që synimin kryesor e kishte promovimin në elitën e futbollit spanjoll, tani duke ëndërruar fitoren e titullit, Girona ka tejkaluar shumë pengesa gjatë rrugës, për të shijuar ditët e sotme.
Numri i lojtarëve: 25
Mosha mesatare në ekip: 27.2 vjet
Lojtarë të huaj: 11
Stadiumi: Montilivi
Shuma më e madhe e shpenzuar në afatin kalimtar: 4.3 milionë euro.
E themeluar më 23 korrik të vitit 1930, Girona ka një histori mjaft frymëzuese. Duke e nisur nga kategoritë më të ulëta, klubi u rrit me shpejtësi të madhe. Qëllimi u arrit në sezonin 2017/18, kur Girona u bë pjesë e La Ligas për herë të parë.
/TV Arbëria