Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen, urimi nga vajza e tij: Dëshira e vetme për 2024, kthimi yt në shtëpi

Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen, urimi nga vajza e tij: Dëshira e vetme për 2024, kthimi yt në shtëpi

Jakup Krasniqi po feston sot ditëlindjen e 73-të.

Ditëlindjen nga largësia, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar vajza e tij, Gresa.

“Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për tortën e ditëlindjes tënde”, shkruan ajo.

Ajo uron që Krasniqi të kthehet në shtëpi, i lirë.

Postimi i plotë:

Babi

Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.

Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.

Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.

Urime ditëlindjen Babi!

Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja.

/TV Arbëria