Forcat e Mbrojtjes izraelite raportuan të shtunën “sulme të shumta” që vinin nga Libani drejt territorit izraelit.
IDF-ja tha se mbrojtjet e saj gjithashtu kapën një “objektiv ajror të dyshimtë që kaloi nga Libani në territorin izraelit”, raporton CNN.
Sulmet e reja vijnë pasi Izraeli tha më herët të shtunën se avioni i tij kishte shënjestruar tre skuadra “terroriste” në Liban, si dhe infrastrukturën e Hezbollahut në vendin fqinj.
Ndërsa Hezbollahu njoftoi se kishte kryer tre sulme ndaj forcave izraelite, duke përfshirë një sulm me dron. Ajo gjithashtu pranoi vdekjen e katër luftëtarëve, pa thënë se ku u vranë.
/TV Arbëria