Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka thënë për Ekonomia Online, se klientët e kompanive “Kosova e Re” dhe “Siguria”, janë bartur si klientë në BKS. E gjithë kjo, pasi këtyre dy kompanive u janë revokuar licencat nga Banka Qendrore e Kosovës.
E ky vendim do të mbetet në fuqi deri në skadim të afatit të regjistrimit dhe dëmi do të vazhdojë të paguhet nga institucion.
Prioritet i BKS-së sipas Mazrekut është që lëndët të mos përfundojnë në Gjykatë, por të kryhen pagesat në kohë reale. Kjo pasi dëmi po jetë shumë më i lartë.
E ky vendim i BKS-së ka pasur për synim që klientët e këtyre kompanive të mos dalin në qarkullim me vetura të paregjistruara. Mazreku ka thënë se edhe dëmet e shkaktuara pas këtij vendimi, janë paguar nga BKS-ja.
“BQK-ja ka marrë vendimet e veta mirëpo edhe ne si sektor i sigurimeve duke ditur që të gjithë klientët të ‘Kosovës së Re’ kanë mund të mbesin pa sigurim ne kemi bartur në BKS deri në skadim e tyre nuk kemi lejuar që numri i automjeteve të rritet të gjitha këto veprime e në anën tjetër zvogëlimi i shpenzimeve operative pagesa e dëmeve në kohë reale jo dëmet të shkojnë në Gjykata dhe në Gjykata të shumëfishohen sepse Gjykata vendos me rregulla të veta dhe nuk i marrin për bazë rregullat e Bankës Qendrore”, u shpreh Mazreku.
Se ky sektor është likuid, Mazreku e bazon në interesimin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë.
“Në momentin kur kompanitë kanë shkuar në revokim është bërë një marrëveshje mes kompanisë dhe Bankës Qendrore dhe likuidatorit që ata klientë sepse me ligj thuhet që ato kontrata të shpallën të pavlefshme mirëpo duke parë rrezikun që këto automjete mund të mos sigurohen më ajo është bartur tek kompanitë e sigurimit përmes BKS dhe dëmet e reja që kanë ndodhur në afatin e asaj pas likuidimit i ka paguar Byroja me mjete të financuara është menaxhuar ai problem dhe nuk kemi kësi probleme tani kompanitë i kanë të qarta rregullat e Bankës Qendrore duhet të arsyetohen shpenzimet duhet zvogëluar dhe kështu na po flasim për një sektor i cili tanimë është bërë edhe interes te disa shtete që të investojnë prapë në Kosovë përderisa në vitin 2018-2019 dy kompani janë hequr nga Kosova tani më kemi informata që ka edhe të interesuar të investojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
“Ne nuk jemi pjesë e kartonit të gjelbër dhe Kosova ende e aplikon sigurimin kufitar të hyrat vjetore variojnë nga 7 deri 10 milionë duke përfshirë edhe pjesën e TVSh-së. Kjo nuk ka ndonjë lëvizje e madhe në dallim me vitet e para që ka qenë në pandemi, në vitin 2020-2021 kur vendi ka qenë shumë i mbyllur. Ka pasur dallim të madh, ka pasur mosardhje të bashkatdhetarëve, kemi pasur dëme milionëshe që është dashur që t’i paguajmë por në vitin 2022-2023 nuk kemi pasur kësi problemesh”, u shpreh Mazreku.
/TV Arbëria