Chelsea ka fituar në udhëtim te Luton Town me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mauricio Pochettinos ka filluar të stabilizohet duke marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 12-të nga Cole Palmer, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Noni Madueke shënoi në minutën e 37-të për epërsinë 0-2.
Në pjesën e dytë, Chelsea filloi përsëri më mirë duke sulmuar dhe shënuar edhe golin e tretë, por vendasit u kthyen në lojë duke shënuar dy gola në fund dhe duke ‘dridhur’ Chelsean.
Fillimisht ishte Palmer (70’), i cili shënoi për 0-3, ndërsa për vendasit shënoi Ross Barkley (80’) për 1-3 dhe Elijah Adebayo (86’) për rezultatin përfundimtar 2-3.
/TV Arbëria