Carlo Ancelotti mund të mos qëndrojë si trajner i Real Madridit, pavarësisht se ka rinovuar kontratën me gjigantin spanjoll.
Ancelotti nënshkroi një kontratë të re, që e mban atë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2026, por The Athletic ka raportuar se aty është përfshirë edhe mundësia që italiani të marrë një tjetër rol në klub, në vend se të qëndrojë vetëm si trajner.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, e sheh italianin si një pjesë vitale të klubit, pasi i ka udhëhequr drejt fitimit të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për Klube, si dhe ka fituar një titull të La Ligas.
Ai shihet si një person me rëndësi të madhe për të ardhmen e klubit, pavarësisht rolit që do ta mbajë në klub.
Ancelotti nuk është trajneri i parë që i është dhënë një kontratë e tillë nga klubi. Santiago Solari ishte promovuar nga ekipi i Castillas në ekipin e parë, si zëvendësues i Julen Lopeteguit në vitin 2018, por ishte larguar nga ky rol në mars të vitit 2019, vetëm që klubi t’i kërkojë atij të mbetet pjesë e tyre në një rol tjetër.
64-vjeçari do mundohet ta udhëheqë ekipin e tij drejt një tjetër titulli të La Ligas, pasi edicionin e kaluar e fitoi Barcelona.
“Los Blancos” momentalisht gjenden në krye të tabelës në elitën e futbollit spanjoll dhe ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Mallorcas më datë 3 janar.
/TV Arbëria