Ka përfunduar ndeshja interesante mes Atalantas dhe skuadrës së Lecces, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Serie A.
Atalanta e Berat Djimsitit e ka mposhtur sot Leccen e Ylber Ramadanit me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ademola Lookman, i cili vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 58’.
Me pikët e reja, Atalanta ngjitet në vendin e gjashtë me 29 pikë të arkëtuara, krahas Lecces që renditet në vendin e 13 në kuotën e 20 pikëve.
Duelin e shqiptarëve e fitoi Djimsiti, ndërsa Atalanta e mbyll vitin 2023 me fitore.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Atalantas. /kosovapress
/TV Arbëria