Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka folur me telefon me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin në lidhje me sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë dhe situatën në vijën e frontit.
“Unë theksova se mbështetja e SHBA-së dhe koalicionit tonë prej rreth 50 aleatësh dhe partnerësh për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus do të mbetet”, shkroi Austin në X.
Të paktën 30 persona janë vrarë në atë që Ukraina thotë se është bombardimi më i madh me raketa ruse deri më tani.
Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv në orët e para të mëngjesit të të premtes.
https://twitter.com/SecDef/status/1740910971240255703?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1740910971240255703%7Ctwgr%5E27388bcdc363362982db7d91dcec081480813589%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fpas-sulmeve-ruse-shba-ja-thote-se-do-te-vazhdoje-mbeshtetjen-per-ukrainen%2F