Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nuk duan kaq shumë ndeshje, a po fillon revolta e futbollistëve kundër futbollit?

Nuk duan kaq shumë ndeshje, a po fillon revolta e futbollistëve kundër futbollit?

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Anglisë dhe Uellsit (PFA), Maheta Molango ka thënë se futbollistët janë të gatshëm të kërkojnë mbrojtje ligjore për numrin në rritje të ndeshjeve.

Molango tha se FIFA po rrezikon seriozisht shëndetin e futbollistëve duke shtuar vazhdimisht numrin e ndeshjeve dhe duke shtuar gara të reja.

Ne kemi ardhur në një situatë ku duhet të mbrohemi. Është e trishtueshme ajo që është futbolli sot, dhe një humbje e madhe për futbollin është që futbollistët duhet të mbrojnë veten kur askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ta”.

“Është e qartë që lojtarët që paguhen shumë mirë, por trupi i njeriut ka kufijtë e tij dhe vazhdimisht kalohen”, ka thënë Malongo për Sky Sports.

 

FIFA planifikon të prezantojë një format të ri të Kupës së Botës për Klube në vitin 2025, në të cilin duhet të luajnë 32 klube. Në Kampionatin Botërorin të ardhshëm në vitin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të ketë 48 kombëtare e më shumë ndeshje, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të rritet edhe numri i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

Sky Sports shkruan se Manchester City potencialisht mund të luajë 86 ndeshje në sezonin 2024/2025, së bashku me Kupën e Botës për Klube, gjë që është e frikshme.

Malongo është gjithashtu anëtar i kryesisë së FIFPro, shoqatës botërore të futbollistëve profesionistë, e cila gjithashtu po përgatitet të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur lojtarët. Malongo tha se shoqata botërore e ligave profesionale të futbollit do t’i bashkohet lëvizjes së futbollistëve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress