Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjobitet serbi me 200 euro në Gjilan, drejtoi automjetin nën ndikim të alkoolit

Gjobitet serbi me 200 euro në Gjilan, drejtoi automjetin nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë kontrollit në trafik ka ndalur një automjet me vozitës një serb.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool-test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.

Organet e rendit njoftojnë se ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muaj.

/TV Arbëria