Shefki Kuqi është gati për të nisur aventurën e tij të parë si trajner në futbollin e Kosovës.
Ai ka arritur marrëveshje tashmë me Feronikelin ’74, skuadër të cilën do ta drejtojë për së paku deri në fund të sezonit.
Kjo është konfirmuar për express nga presidenti i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe ndryshime tjera te klubi që i udhëheq.