Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rritet numri i personaliteteve shtetërore që do të mbrohen nga Garda e Shqipërisë

Rritet numri i personaliteteve shtetërore që do të mbrohen nga Garda e Shqipërisë

Qeveria shqiptare është mbledhur sot për herë të fundit për këtë vit, teksa ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave edhe përcaktimi i personaliteteve shtetërore, që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Kështu, sipas vendimit të qeverisë, janë vendosur mbrojtje nga trupat e Gardës të kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme GJKKO dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK

Po ashtu, mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress