Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është në pozicionin për ta sulmuar pasi Serbia është ndeshur një herë me NATO-n.
Por, Haliti thotë se Vuçiq mbështet grupet e “kryengritësve” nëpër fshatrat me shumicë serbe në veri për të mbajtur të destabilizuar vendin.
“Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë për ta sulmuar Kosovën sepse kanë provuar NATO-n se çfarë është. Do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe do të ishte një problem i madh. Por, Vuçiq po i mbështet forcat të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtuquajtura kryengritje nëpër fshatrat kryesisht në rrethin e Zubin Potokut me qëllim që të mos e lënë situatën e stabilizuar në Kosovë dhe të ketë përplasje të vazhdueshme”, tha Haliti për Euroneës Albania.
Sipas tij, tash meqë Serbia i ka zbatuar disa marrëveshje së fundi radha do t’i kalojë Kosovës për ta zbatuar Asociacionin.