Të enjten mbrëma, Granit Xhaka u rikthye sërish në stadiumin “Emirates” të Arsenalit.
Mesfushori nga Kosova e përcolli nga afër ndeshjen e “Topçinjve” ndaj West Ham United, në të cilën pësuan humbje me rezultatin 0:2.
Xhaka përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” shprehi sërish dashurinë e tij për klubin nga Londra, .
“Gjithmonë në zemrën time”, shkroi 31-vjeçari.
/TV Arbëria