Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet një person në Obliq, vidhte thëngjill prej KEK-ut

Arrestohet një person në Obliq, vidhte thëngjill prej KEK-ut

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari nga Kosova për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

/TV Arbëria