Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Në dy raste të ndryshme janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë janë arrestuar tre veta në Skenderaj pasi në veturën e tyre i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.

“Skenderaj / 28.12.2023 – 02:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj nga Kosova pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një persona, pasi në shtëpi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës, një pistoletë dhe para të gatshme.

“Mitrovicë Jugu / 28.12.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

/TV Arbëria