81.2 milionë hua është shuma që qeveria gjermane do të ofrojë në formë granti për të financuar Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë, i cili përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus që përdorin bateri-elektrikë.
Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Drejtoreshës së KfW në Shqipëri, znj.Brit Horschke.
Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë Euro. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë Euro.
Fillimisht projekti është parashikuar të zbatohet në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).
Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2.
Nga ana tjetër parashikohet një reduktim me 20% i kohës së udhëtimit si dhe rritja e shpëjtësisë së tyre në qarkullim./Tv Klan