Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rozeta Hajdari: Zyrtarët e ministrisë u arrestuan padrejtësisht

Rozeta Hajdari: Zyrtarët e ministrisë u arrestuan padrejtësisht

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në konferencën e fundvitit për media, është pyetur nga TV Arbëria mbi fazën se ku gjendet procesi i hetimeve për skandalin e rezervave shtetërore. 

Me këtë rast, ajo ka pohuar se e tërë ajo ngjarje ka qenë një sulm i tejet i madh dhe i orkestruar me qëllim që të zhvleftësohet puna e kësaj ministrie, dhe të hidhet baltë në punën dhe progresin e këtij resori qeveritar. Madje sipas saj, kjo tendencë është pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendin për vitin 2023.

Për më shumë sipas Rozeta Hajdarit, zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë arrestuar dhe mbajtur në burg padrejtësisht për dy javë e më shumë, para përfundimit të hetimeve preliminare.

Madje sipas saj, këtë fakt e vërteton edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili konstaton se në këtë rast nuk janë përfillur të gjitha proceduar ligjore dhe nuk ka pasur bazë për arrestimin e dy zyrtarëve në fjalë, pa u kryer paraprakisht hetimet preliminare.

Mirëpo ajo nuk e ka përmendur fare pronarin e restorantit “Bukë e Zemër” , Ridvan Muharremi, për të cilin është thënë se është një njeri i afërt i Albin Kurtit dhe që dyshohet se ishte personi kyç i kësaj afere.

Kështu, ky proces është në dorën e drejtësisë për të vendosur me tutje, ka përfunduar, Rozeta Hajdari.

/TV Arbëria