Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zëvendësministri i MPJD-së i ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura ndaj përfshirjes së mëhershme të ambasadorit Martin Berishaj në një skandal financiar

Zëvendësministri i MPJD-së i ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura ndaj përfshirjes së mëhershme të ambasadorit Martin Berishaj në një skandal financiar

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti në një intervistë ekskluzive për TV Arbëria për këtë fundvit i ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura ndaj përfshirjes së mëhershme të ambasadorit të shtetit të Kosovës në Kroaci në një skandal financiar.

Ahmeti ka deklaruar se nuk kanë pasur arsyeje ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj, deri më tani nuk ka asnjë aktakuzë zyrtare ndaj tij. Spekulimet se ai i ka transportuar mbi gjysmë milion euro, në kesh nga Mali i Zi për në Slloveni, pagesa këto që janë kryer nga kompania energjetike GEN me seli në Beograd,  Zv.minstri Ahmeti ka thënë se janë pasojë e reproduktimit medial pa asnjë bazë në realitet.

Thirrjet e opozitës për shkarkimin ambasadorit Berishaj ai i ka quajtuar të paargumentuara dhe të ndikuara nga mediat. Për më tepër, sipas zyrtarit të lartë qeveritar në ministrinë e punëve të Jashtme, përfaqësuesi diplomatik i shtetit të Kosovës në Kroaci, është mirëpritur tej mase në vendin nikoqir, madje duke mbajtur disa ligjërata edhe në një sërë institucionesh akademike, si dhe duke i intensifikuar në kulm raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Ai ka përfunduar, se do ta shkatërronim diplomacinë nëse do të vepronin në ndikimin momental te akuzave mediale, por që nuk janë zyrtare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress