Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar për përurimin e rrugës që shtrihet në fshatrat: Gurbardh, Lumishtë dhe Turjakë.
“Bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të komunitetit, sot kemi përuruar rrugën që shtrihet në fshatrat; Gurbardh, Lumishtë dhe Turjakë.
Realizimi i këtij projekti është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës sonë, dhe për këtë i jam mirënjohës edhe ministrit të kësaj ministrie, Liburn Aliu, që e ka përkrahur financiarisht këtë projekt, që sot u përmbyll komform afateve dhe standardeve të parapara”, ka shkruar Kastrati.
Ai shtoi se me përkrahjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin e shkelqyeshëm me partnerin tonë qeverisës do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë gjatë vitit që po vjen.
/TV Arbëria