Sot të vegjlit e FC Ballkanit janë befasuar nga Babadimri dhe pranuan dhurata.
Në emër të presidentit të klubit, z. Arsim Kabashi, drejtori i shkollës së futbollit z. D.Mamaj uroi fëmijët dhe familjet e tyre.
Një fëmijë kurreshtar pyeti Babadimrin, pse ke vendos të na vizitosh pikërisht klubin tonë?
Babadimri iu përgjigj me dashuri:
Kam dëgjuar shumë larg për klubin tuaj, për sukseset tuaja gjithandej nëpër Evropë prandaj dhe pata dëshirë t’iu përgëzoj për këtë sukses dhe t’u sjellë dhurata.
/TV Arbëria