Një mërgimtar nga Kosova që jeton dhe vepron në Suedi, është ankuar për faturën e shtrenjtë të energjisë elektrike që i ka ardhur në shtetin e Suedisë. Sipas tij kjo shumë është 410 kr, shumë kjo që e ka vlerën e 35 euro.
Prandaj, ai thotë se nuk i ka mbetur tjetër opsion pos protestës. Tash vetëm mund ta marrim me mend se si do të reagonin qytetarët e këtij vendi skandinav, sikur faturat e energjisë t’i kishin identike me ato që u kanë ardhur qytetarëve në Kosovë në muajin dhjetor.
/TV Arbëria