Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Revoltohet keq konsumatori, përplaset para medieve me zëdhënësen e KESCO-s

Revoltohet keq konsumatori, përplaset para medieve me zëdhënësen e KESCO-s

Po vazhdon më të madhe reagimi dhe zemërimi i qytetarëve të Kosovës me fryrjen e faturave të energjisë elektrike. Sipas tyre dyfishimi i tyre në këtë muaj është një plaçkitje dhe vjedhje e pastër nga kjo kompani.

Pakënaqësi të tilla sot ia ka drejtuar në prezencë të mediave një qytetar Margarita Rashitit, zëdhënëses së KESCO-së. Ai tregoi se asnjë kw nuk e ka shpenzuar më shumë këtë muaj se sa muajin paraprak, mirëpo që të njëjtit fatura i ka ardhur 140 euro për muajin dhjetor në dallim nga muaji paraprak në 70 euro. Për më tepër atij i është mohuar e drejta për ankesë, sepse faturat e energjisë figuronin nën emrin e gjyshit të tij të ndjerë.

Ndërkohë, zëdhënësja e kësaj kompanie e ka mohuar mundësinë se ka pasur rritje të çmimeve. Ajo ka thënë se çmimet janë ato që janë vendosur në mars nga ZRRE-ja, por që kanë hyrë në fuqi në muajin prill.

Këto çmime nën pragun e 800 kw janë 7.79 cent për tarifa të larta, kurse 3.34 cent për ato të ulëta. Mirëpo, nëse vlera e konsumit të energjisë tejkalon pragun e “lejuar” të 800 kw atëherë të njëjtat çmime dyfishohen. Rrjedhimisht tarifa e lartë bëhet 14.45 cent, kurse e ulëta në 6.81 cent.

Një arsye tjetër që sipas saj faturat janë më të larta këtë muaj në raport me atë të vitit paraprak është se këtë vit ato nuk janë subvencionuar nga Qeveria.

/TV Arbëria