Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pushteti serb i krahason protestat me ato në Kiev

Pushteti serb i krahason protestat me ato në Kiev

Ambasada e Ukrainës në Beograd njoftoi sot se dënimi i “Maidanit” të parë ose të dytë ukrainas në Serbi është e barabartë me dënimin e Kryengritjes së Parë ose të Dytë Serbe dhe se është e papranueshme të paraqitet zgjedhja evropiane e ukrainasve në një kontekst negativ.

“Në hapësirën politike dhe informative të Serbisë, përmendet sërish Revolucioni i Dinjitetit në Ukrainë (Maidan), i cili shpesh tentohet të ketë vlerësime negative. Dënimi i Maidanit të parë apo të dytë ukrainas në Serbi është i barabartë me dënimin e Kryengritjes së Parë apo të Dytë Serbe, të cilat gjithashtu përfaqësojnë revolucione të dinjitetit të popullit serb dhe që e ngritën shtetin serb nga hiri”, thuhet në njoftimin e ambasadës ukrainase.

Kjo e fundit deklaroi se shteti i Ukrainës në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në situatën e brendshme politike në Serbi dhe se “konsideron përpjekje të papranueshme për të shtrembëruar historinë e Ukrainës, veçanërisht duke e paraqitur zgjedhjen e vetëdijshme evropiane të popullit ukrainas në një kontekst negativ”, raporton danas.

 

Powered by WordPress