Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar PSD-në me arsyetimin se PSD-ja e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar KQZ-në.
“Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.
Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, shkroi Molliqaj në Facebook.
/TV Arbëria