Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KQZ pezullon PSD-në dhe Lëvizjen për Bashkëveprim

KQZ pezullon PSD-në dhe Lëvizjen për Bashkëveprim

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot me 8 vota për ka marrë vendim të pezullojë Partinë Socialdemokrate të Kosovës dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, me arsyetimin se nuk i kanë mbajtur Kuvendet e tyre zgjedhore.

Megjithatë ky institucion  ka kërkuar që brenda 45 ditësh këto parti t’i plotësojnë detyrat e kërkuara.

KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë. Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

 

/TV Arbëria