Dy adoleshentë nga Florida, që ishin vëllezër, janë arrestuar pasi njëri prej tyre qëlloi dhe vrau motrën gjatë grindjes rreth dhuratave të Krishtlindjes.
Siç raporton BBC, 23-vjeçarja, nëna e foshnjës 10-muajshe, u qëllua në gjoks nga vëllai, transmeton Telegrafi.
Pas këtij veprimi, vëllai tjetër më i madh nxori revolen dhe e qëlloi atë.
Policia ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur pas grindjes për dhurata të Krishtlindjes, saktësisht se kush do të fitonte më shumë.
Sherifi Bob Gualtier tha se vëllai i madh (15-vjeç) ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas të shtënave dhe ka fshehur revolen.
E vëllai i vogël (14-vjeç) është transportuar në spital, ku pas intervenimit të mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Ekspertët e fushës do të analizojnë rastin, dhe pritet të marrin vendim nëse do ta gjykojnë si person i rritur për vrasjen e motrës.
Në anën tjetër është bërë e ditur se 23-vjeçarja është dërguar gjithashtu në spital, por që atje mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë se ka ndërruar jetë.
/TV Arbëria