Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë

Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës, i’u kanë shkuar më të larta se zakonisht.

Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të ‘fryra’.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-deputeti, njëherësh zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj, sipas Blic.

Haradinaj tha se kjo dëshmon qartë se ‘mafia energjitike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve’.

Ai tha se kjo është arsyeja e anulimit të ‘Kosova e Re’ për t’i lejuar Serbisë dominimin energjitik në kurriz të qytetarëve.

“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”

“Kjo ishte edhe arsya e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ja lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj për Gazeta Blic.

Në lidhur me situatë të krijuar kanë reaguar edhe Zyra e Rrgullatorit të Energjisë (ZRrE).

Ata kanë potencuar se nuk ka rritje të çmimit të enrgjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.

 

Powered by WordPress