Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore, një gabim kapital

Pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore, një gabim kapital

Lulzim Peci- Pjesëmarrja e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë Veriore, në kohën kur si asnjëherë më parë rajoni ka nevojë për stabilitet, është një gabim kapital me pasoja të rënda për vendin tonë.

Pikësëpari, me këtë akt do të dëmtohen rëndë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, dhe njëkohësisht do ta dobësohet pozicioni i shqiptarëve në këtë vend. Ky akt nga vendi ynë fqinj lexohet si një agresion në skenën politike nga një vend tjetër.

Së dyti, do t’i legjitimojë Vuçiqit opsionin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës me partinë e tij, e cila mund t’i fitojë dhjetë vende në Kuvendin e Kosoves, dhe në te ardhmen te jetë edhe pjese e qeverisë.

Me këtë mund shkatërrohet çdo perspektivë e pluralizmit politik ne mesin e komunitetit serb të Kosoves, dhe njëkohësisht Serbia edhe zyrtarisht do ta bashkëqeverisë vendin tonë.

Së treti, me këtë akt do të dëmtohen edhe më tepër marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, kur kemi mbetur në mes të rrugës së përfundimit të dialogut me Serbinë, dhe jemi duke e bartur peshën e sanksioneve të BE-së.

Në sytë e Perëndimit, “bota serbe” dhe “bota e Albinit” do të shikohen me të njëjtat thjerrëza, dhe doren në zemer, vështirë se mund te shikohen ndryshe.

Vetëm një gjë këtu është enigmë, dhe ajo se çfare po i duhet kjo Albinit, kur dihet se asnjë të mirë nuk i sjellë Kosovës, por i bjen vetem të këqija, dhe njëkohësisht nuk i dëmton vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe partitë politike jo-nacionaliste në këtë vend.

/TV Arbëria

Powered by WordPress