Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qelaj: Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese

Qelaj: Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Në konferencën e fundit për këtë vit, ai shtoi se për këtë i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, madje tha se nuk është në kompetencën e tij, se cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politik.

Kjo pasi deklarata e tij në një debat në Kuvend u bën “mollë sherri”, ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit  Albin Kurti. Qelaj pohoi se Ligji për zgjedhjet ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta.

Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

“Logjikisht edhe ne aspektin praktik, Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme. Ju e dini që ligji për zgjedhjet ka kaluar me një seancë pa ndonjë diskutim publik që kish me i shtjerr të gjitha diskutimet lidhur me temat që mund të jenë kontestuese. Ligji ka kaluar pa e përfshirë një prej aspekteve të rëndësishme që e përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe ligji për barazi gjinore. Unë i referohem kryesisht asaj çka thotë Kushtetuta, në nenin 7 të Kushtetutës tek përcaktimi i vlerave është theksuar në mënyrë eksplicite se vlerë Kushtetuese në sistemin juridik të vendit tonë është barazia gjinore dhe në rast kur kemi një kuotë 30 e nuk kemi një barazi të barabartë 50-50 për mua është në kundërshtim me këtë parim Kushtetues”.

“Nuk duhet me keqkuptuar kjo kuotë nuk ka të bëjë me numrin e deputetëve dhe deputetëve në Kuvend, pra nuk është kuota minimale e përfaqësimit të grave në Kuvend, është vetëm kuota minimale e përfshirjes së grave në listat për kandidat për Kuvend të Kosovës dhe për listat në nivel lokal në zgjedhje. Ne të nesërmen ju kemi drejtuar presidencës së Kosovës me një letër, letrën e kemi bërë publike, ku janë dhënë edhe arsyet edhe vlerësimi që Avokati i Popullit ja ka bërë kësaj çështje. Nuk kam arrit me i dëgjuar çka kanë biseduar dhe për Avokatin e Popullit është pak e rëndësishme ajo çafër diskutojnë të tjerët, e rëndësishme është ajo çfarë unë krijoj si bindje dhe kur konstatoj se një çështje i duhet nënshtruar vlerësimit të Kushtetutës u besoj që kjo duhet të ndodhë”, tha ai.

Qelaj, tha se këtë vit kanë pranuar 1 571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykata, ministrit, komunat. Qelja tha se shqetësues për Avokatin e Popullit ka qenë edhe marrja e raporti me rezultate e PISA. Ai tha se institucionet nuk i kanë  përmbushur obligimet e veta për drejtësi për krime të luftës.

“Ky vit ka qenë sfidues për shkaqe të shumta, u ballafaqurma me situata të ndryshme. Numri i ankesave dhe çështjeve që ka trajtuar avokati i popullit këtë vit, ne këtë vit kemi pranuara 1 571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat sipas komuniteteve këtë vit ka pasur rritje, serb 148, boshnjakë 22. Edhe këtë vit besimi i qytetarëve ka bërë që të adresohet me shumë ankesa. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumit ka pasur ankesë, janë gjykata, komunat. Raportet me rekomandim këtë vit janë 230 rekomandime. Këtë vit kemi një rënie të zbatimit të rekomandimeve”.

“Këtë vit kemi adresuar 5 raste, ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguara edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

“Kemi hetuar 47 tekste mësimore. Raport i dal nga hulumtimi i 47 teksteve mësimore te klasës 1-9, me qellim qe te hetohet sa a janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat globale për vetëdijesim për gjuhën e urrejtjes dhe të tilla që promovojnë diversitetin dhe barazinë, duke evituar përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Raporti ka treguar se ka pas progres, analiza ka treguar pak te gjetura, prandaj është inkurajuese përmirësimi dhe vëmendja institucionale që tekstet të jenë në harmoni me standardet e pranueshme. Shteti nuk ka përmbush obligimet e veta ndaj viktimave kur bëhet fjalë për mbledhjen e dokumentin e krimeve të luftës. Deri këtë vit nuk kemi pasur një strategji të qartë”, tha ai.

/TV Arbëria